AKTUALITET, 17 Qershor 2019, 09:07

FOTO/ Mbytet në det pushuesja 70-vjeçare në Vlorë


Mbytet një pushuese në plazhin e vjetër të Vlorës.

Gruaja rreth 70-vjeç siç është parë të pluskojë mbi ujë mëngjesin e sotëm.

Kanë qenë pushuesit e tjerë ata që kanë hyrë për t’i dhënë ndihmën e parë gruas së identifikuar si Shota Baci.

Pavarësisht ndihmës, mësohet se gruaja nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia. pritet që trupi i pajetë i 70-vjeçares t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e aksidentit.