TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Kur kryeministrit të gjithë i thoshin që këtu ka një vjedhje dhe atë nuk e shqetetësonte fondi limit, Vëllezërit Hysa, kjo shifër që na shkoi 20 milionë euro për kilometer. Padyshim që është gabim, kur ti flak dikë. Ata njerëz po flasin, të gjithë thonë e kemi ndërgjegjen e qetë sepse për tenderin na ka thënë Edi Rama që do e japim me këto përmasa. Një tender periferik lagjeje, nuk jepet pa dijeninë e Edi Ramës. E gjtiha kjo është një shpëlarje fytyre, thotë Damianin po e heq por edhe ai ka qenë i sukseshëm. Edhe rrugët kanë qenë të suksesshme, por drejtorët po i heq. Të gjithë e kuptojnë, që në krye të piramidës është Edi Rama. Është i njëjti krahasim. Gjithë Shqipëria thoshte po mbushen parcelat me drogë, ky thoshte kush flet për drogë është kazan, pastaj na doli që ministri ishte me trafikantët. Ky tha është vemje e padenjë për rracën njerëzore. Kur ky nuk di që gjithë ministria bën kanabis, kur ky nuk di që Unazën ja kanë vjedhur drejtorët, përse qëndron atje ? Se ky atje është për të ditur, por po tha nuk e dija, nuk ka kuptim.” /TPZ.AL/