TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se afera DH Albania, është një bashkëpunim mes politikës dhe biznesit kriminal.
Lubonja u shpreh se nuk janë drejtorët ata që duhet të binin në këtë histori, por edhe biznesmeni që qëndron pas aferës.
“Piramidë unë nuk quaj drejtorët, por këtu nuk ka rënë Ulaj, që është personazh kryesor. Pra këtu është piramida e ekonomisë kriminale dhe jo ajo politike, këta janë në rregull si konstrukt. Gjiknuri ka ikur dhe po merret me partinë, kanë ngelur këta dy drejtorët, por unë këta i quaj bedelë, ushtarë domethënë. Këta nuk janë piramida. Këtu është bashkëpunimi i politikës me biznesin kriminal. Gjiknuri tha se nuk ka dyshim të arsyeshëm. Deri kur tha Erebara, jemi në nivelin teorik, si del një tender i dyshimtë.
Pas kësaj, ka ndodhur zbulimi i falsifikimit, ka dalë edhe ai i Zërit të Amerikës për licensën, pa u regjistruar. Këtu është qartazi një bashkëpunim, politika me biznesin kriminal dhe normalisht është detyrë e prokurorisë që duhet të hetojë. Fakti që nuk vepron prokuroria, është super alarm për gjendjen ku është vendi. Del Edi Rama dhe thotë, 'nuk matemi me atë që na ka bërë falsifikimi, por si reagon'. Si reagon është alarmi, sepse po mbulohet krimi që është bërë.
Ka mbetur vetëm të thuhet, ne do vjedhim sa të duam, ikni qerrohuni sepse nuk keni çfarë të na bëni. 24 vjet u dënua në SHBA, një nga ata që ka falsifikuar. Edhe fjalët që themi ne janë kot. Në vend që të të falenderoj të thotë Ylli Kadriu, Lubonja Kadriu. Cfarë do ti më shumë provë për bashkëpunimin e tij me Ulajn?", u shpreh Fatos Lubonja
VIDEO:
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/672670499802192/
/TPZ.AL/