AKTUALITET, 6 Shkurt 2018, 23:41

Skandal/ Ja kartat e shëndetit që shpërndan qeveria Rama...

Flet për reforma, suksese, shëndetësi falas, i pëlqen të bëjë krahasime me vitet e mëparshme, lyhen fasada, jep konçesnione në shëndetësi, por duket se gjithçka është propogandë dhe abuzim.

Kryeministri Edi Rama pak më shumë se dy vjet më parë i bënte thirrje qytetarëve të tërhiqnin kartën e shëndetit, madje shkoi deri atje sa përmes udhëzimeve dhe rregulloreve, ata që nuk posedonin një të tillë, nuk mund të merrnin shërbimin.

Problemin më të madh e kishin ata që merrnin ilaçe të rimbursueshme çdo muaj, pasi mungesa e një karte shëndeti nuk ua mundësonte. Madje pak kohë më parë tha se kjo kartë mund të tërhiqej online nga vetë qytetarët.

Sot ‘NismaThurje’ ka publikuar mesazhin e një qytetari, ku denoncon degradimin e institucioneve të shëndetësisë në vendin tonë.

Rifat Elezi nga Kamza ka shkuar për të marrë Kartën e Shëndetit, por ka mbetur i shtanguar kur atij i është dhënë një copë letër me një kod dhe me një vulë.

“Kjo ështe karta e shëndetit qe mora sot në Kamëz në spitalin e rilindur me afat për 1 vit.  Kam gjysëm ore që qesh (se s'qaj dot) me shtetin qesharak qe na ka rene ne pjese.”, i ka shkruar ai NismësThurje.

Image