AKTUALITET, 6 Shkurt 2018, 23:04

Artan Hoxha pyet avokatin e ish-kreut të ARRSH: Ku është rruga?

Artan Hoxha pyet avokatin e ish-kreut të ARRSH: Ku është rruga?

Avokati Neshat Fanaj i ftuar në emisionin “Opinion” ka debatuar me gazetarin Artan Hoxha lidhur me arrestimet e ish krerëve të ARRSH për skandalin me rrugët Tiranë-Elbasan dhe Elbasan-Gjinar.

Hoxha e ka thënë se klienti i tij mund të jetë edhe i pafajshëm, por një pyetje e thjeshtë kërkon përgjigje: “Ku është rruga për të cilën u dhanë 5 milion euro”.

Debati:

Hoxha: Ku është rruga? 10 vjet dhe rruga nuk është bërë u dhanë 5 milion euro

Fanaj: Ja po ta them unë ku është rruga, me aktet e prokurorisë që unë i kam këtu. Prokuroria në asnjë nga 117 faqet e aktit të ekspertimit të prokurorisë nuk përcaktohen përgjegjësitë e drejtorëve.

Hoxha: Ne duam rrugën, mbase është i pafajshëm ai por s’është rruga.

Fanaj: Rrugën e kanë marrë përsipër shoqëritë...