TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesja e shpresave e ka mbyllur me një barazim 2-2 në transfertë ndaj Estonisë, fazën e kualifikuese të Europianit të kësaj grupmoshe. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi e gjetën veten dy herë në avantazh falë dy golave të shënuar nga Taulant Seferi, por presioni i madh i vendasve rezultoi i suksesshëm në të dyja rastet me Estoninë që na ndëshkoi në minutën e 32-të dhe në të 87-tën.
Shqipëria e mbyll në vendin e parafundit në renditje me shtatë pikë pas dhjetë takimesh, ku kemi regjistruar vetëm një fitore, katër barazime dhe pesë humbje, një ecuri kjo që duhet përmirësuar.
Estoni – Shqipëri 2 – 2
Shënues: Livak 32’, Kusk 87’ / Seferi 12’ 80’