AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 21:44

Rama: Nuk e harroj kur djali im qante, sepse kishte dëgjuar që nuk ishte djali im por i babait tim...

Rama: Nuk e harroj kur djali im qante, sepse kishte dëgjuar që nuk

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin "Dritare me Rudinën" në News 24, ka përmendur sërish djalin e tij Gregor dhe faktin se ai ka vuajtur, kur ka dëgjuar se nuk është djali i Edi Ramës. Kryeministri tha se shpifjet nuk duhet të tolerohen dhe se ai nuk mund të presë që edhe djali tjetër i tij, 4 vjeçar, të dëgjojë akuza pa fakte, të cilat i quan shpifje.

"Unë jam babai i një djali 4 vjeç. Një djalë më është bërë 30 vjec. Si kam borxh askujt që edhe një fëmijë tjetër të rritet nën terrorin e akuzave të kriminalizimit tim. Unë jam babai i një djali 4 vjec. Nuk e harroj kur e kam parë djalin, nën këmbët e krevatit duke qarë, sepse kishte dëgjuar që nuk ishte djali im por ishte djali i babait tim", tha Rama.

/TPZ.AL/