TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në "Dritare me Rudinën" në News 24, ka deklaruar se të gjithë pikat e basteve në Shqipëri do të mbyllen. Rama u pyet nga gazetarët në studio, nëse e njëjta gjë do të ndodhë me kompaninë "Bast Arena", e cila është e liçensuar për të operuar online, pra në internet.
Kryeministri tha se edhe kompania e basteve online do të mbyllet në 31 Dhjetor, por ajo mund të hapet në një moment të dytë, duke e lënë kështu të hapur mundësinë, që kompania "Bast Arena", të vijojë të funksionojë në të ardhmen.
"Nëse do të ketë një hapje për online, do të bëhet në një moment të dytë. Por, në datën 31 Dhjetor do të mbyllen të gjitha"
Kryeministri u shpreh se vëllai i tij, Olsi Rama, nuk ka asnjë lidhje me kompaninë "Bast Arena", duke iu përgjigjur kështu komentuesve në rrjetet sociale.
/TPZ.AL/