TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta i ka dhënë Princit të Monakos Albert II, "Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin “Për kontributin e çmuar në inkurajimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve” dhe “Për mbështetjen e vyer për ruajtjen e biodiversitetit në zona të mbrojtura detare në Shqipëri”.
“Dita e sotme është një ditë historike për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Principatës së Monakos”, tha ndër të tjera Presidenti Meta në fjalën e tij gjatë ceremonisë që u zhvillua në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
kreu i shtetit i shprehu Princit “mirënjohje të veçantë për njohjen e Shtetit të Kosovës nga Principata e Monakos, 10-vjet më parë”.