AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 20:42

Ramush Haradinaj: ‘Babalja’ nuk ekstradohet pa kaluar etapat ligjore

Ramush Haradinaj: ‘Babalja’ nuk ekstradohet pa kaluar etapat ligjore

I pyetur gjatë vizitës së tij në Tiranë për mundësinë e ekstradimit nga Kosova të Albert Veliut i njohur si ‘Babalja’, i cili shfaqet në audio-përgjimin e pretenduar ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se pa kaluar të gjitha etapat ligjore nuk ka ekstradim të Albert Veliut.

“Në Kosovë pushtetet janë të ndara. Politika ndërhyn pasi merr vendim drejtësia” – u shpreh Ramush Haradinaj.