AKTUALITET, 29 Nëntor 2017, 11:31

Kabo thirrje ministres Manastirliu, bëjini ekzaminimet aktores Tinka Kurti,i është shembur gjysma e trupit

Kabo thirrje ministres Manastirliu, bëjini ekzaminimet aktores Tinka

Profesor Përparim Kabo, i ka bërë një thirrje ministres së shëndetësisë Manastirliu, për të vizituar, Tinka Kurtin. Thirrja vjen pikërisht në ditën e festave.

Shkak është bërë një bisedë telefonike mes tij dhe aktores Tinka Kurti në momentin kur në Pallatin e Brigadave po festohej 28 Nëntori.

Kurti i ka thënë Kabos se e kishte telefonuar me dy mendje, pasi mendonte se ai do të ishte i ftuar në pritje, por kur mori përgjigjen negative prej tij edhe Tinka ka thënë: Edhe mua ka dy vite që nuk më ftojnë, por në këto momente që po të flas nuk lëviz dot nga vendi.

Kabo thotë se aktorja kishte rënë nga shkallët pasi nukkishte pasur drita dhe nuk kishte mundur të vizitohej diku, për shkak të pushimeve të zgjatura për festat e nëntorit.

Ambulancat ishin pushim dhe nga një vizitë e zakonshme i kishin thënë se kishte shembur gjysmën e trupit.

“I bëj thirrje zonjës ministre të vizitojë aktoren e madhe Tinka Kurti, sepse i është shembur gjysma e trupit”, shkruan Kabo në statusi e tij në rrjetin social.

TPZ.AL