AKTUALITET, 29 Nëntor 2017, 11:38

Parashikimi i motit, EC Fier mbledhje urgjente për planin e masave

Parashikimi i motit, EC Fier mbledhje urgjente për planin e masave

Shtabi i EC Fier ka marrë një plan masash për të parandaluar përmbytjet që mund të shkaktohen si pasojë e motit të keq që parashikohet të jetë në ditët e ardhshme.

Plani i masave është bërë nga Prefekti . Ndërkohë që thuhet se janë në gatishmëri të plotë OSHEE, spitali rajonal Fier , bordi i kullimit.

Shtabi i Emergjencave Civile në Fier, është mbledhur menjëherë pas marrjes së informacioneve për situatën që mund të shkaktohet nga shirat e rrëmbyeshëm që do të përfshijnë vendin në ditët e ardhshme.

Qytetet më të prekura mendohet se janë Fieri dhe Vlora. Ndërsa paralajmërimi vjen edhe për disa qytete të tjera.

TPZ.AL