TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia vendase kishte marrë një sinjalizim për mbërritjen e korrierit shqiptar, Vladimir Kapaj, 41 vjeç, duke e arrestuar atë, bashkë me personin që priste drogën, një vendas 39-vjeçar, Agatino Piano, me precedentë penalë.
Sipas informacionit, droga do të sillej nga një person me makinë Opel me ngjyrë të errët. Sapo makina e përmendur mbërriti, policët ndërhynë menjëherë dhe bllokuan Kapajn, i cili banon në një fshtat të provincës së Catanias, në bregdetin e Jonit.
Në makinë iu gjetën tre thasë me 31 kile marijuanë, si dhe dy pako me kokainë, 850 gramë gjithsej, e 25 gramë hashash. Vlera e drogës ishte rreth 75 mijë euro, ndërsa në tregun e zonës do të shkonte në rreth 160 mijë.
TPZ.AL