AKTUALITET, 3 Qershor 2019, 14:03

“Sikur të kishte bërë nëna nja tre si Veliaj…”/ Arben Malaj tallet keq: Dikur në Kuç të Kurveleshit këndohej…

“Sikur të kishte bërë nëna nja tre si


Arben Malaj, ish-ministër dhe ish-deputet i PS-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me një deklaratë të bërë nga këngëtarja Eneida Tarifa, e cila në ditën e hapjes së fushatës së PS-së, duke i thurur elozhe kryebashkiakut të Tiranës tha “sikur të kishte bërë nëna nja tre Erjon Veliaj”.

Malaj në postimin e tij sjell në vëmendje këngën që këndohej dikur në Kuç të Kurveleshit “Shqipërisë i leu fati kur lindi djali nga Mati”.

Gjithmonë vjen një moment kur politikanët bëhen qesharakë nga mënyra si e trumbetojnë mbështetjen”, shkruan Malaj.

Postimi i Arben Malajt:

“Shqiperise i leu fati kur lindi djali nga Mati”, kendohej ne Kuc te Kurveleshit ne vitet 30-te. Absolutizimi i individeve dhe mungesa e insitucioneve, konsiderohet faktori kryesor i varferise shpirterore dhe ekonomike i shqiptareve.

Gjithmone vjen nje moment kur politikanet behen qesharak nga menyra si e trumbetojne mbeshtetjen. Kete lajm e gjeni ne cdo media.

Bota eshte zhvilluar duke konsoliduar demokracine me pjesmarrje, dhe jane varferuar nga individe qe jane hipokrit, arrogant dhe qe kane sherbyer si struktura paramilitare shpifese ndaj socialisteve.

Koha eshte aleati me i mire’’.