Desktop - General - 1
AKTUALITET, 3 Qershor 2019, 12:13

Thaçi takim me delegacion francez dhe gjerman: Taksa ndaj mallrave serbe nuk hiqet

Thaçi takim me delegacion francez dhe gjerman: Taksa ndaj mallrave serbe


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot këshilltarët diplomatikë të presidentit Macron dhe kancelares Merkel. Në fjalën e tij, Thaçi u ndal edhe dialogu me Serbinë, ku theksoi se duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifa duhet të mbetet në fuqi.

Gjithashtu, presidenti u shpreh se “Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”.

Presidenti Thaçi kërkoi që qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Në fund, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.