TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara nga një prej automjeteve. Dëshmitarë okularë, raportojnë për mediat se ka dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa dyshohet se disa persona janë plagosur, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.
Unifromat blu dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.