AKTUALITET, 3 Qershor 2019, 12:40

“Skifterët” nuk kursejnë Kishën në Durrës, vidhen lekët që dhurojnë besimtarët

“Skifterët” nuk kursejnë Kishën në Durrës,


Përveç banesave dhe bizneseve, duket se grabitësit nuk kursejnë as institucionet fetare.

Katedralja Ortodokse në Durrës është grabitur nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen nr.3 në Durrës dhe grabitësit kanë marrë të gjitha lekët që kanë dhuruar besimtarët kohët e fundit.

Ende nuk dihet shuma e saktë e parave të grabitura. Drejtuesit e Kishës thonë se nuk janë vjedhur objektet me vlerë, por vetëm shuma e parave që dhuronin besimtarët.