AKTUALITET, 3 Qershor 2019, 12:06

Qëlloi Ramën me këpucë, shoqërohet sërish banori i Unazës së Re

Qëlloi Ramën me këpucë, shoqërohet sërish banori i


Pas përfundimit të protestës, policia ka nisur edhe me shoqërimet e personave që shkaktuan dhunë mbrëmjen e djeshme.

Një prej 42 personave të shoqëruar është edhe Ilia Sketiraj. Banori i Unazës së re në fund të vitit të shkuar bëri një muaj burg pasi goditi me këpucë kryeministrin Rama jashtë ambienteve të spitalit të Traumës.

Rama u godit nga Sketiraj, pas vizitës që i bëri polices Ina Nuka, e cila u plagos gjatë protestës përpara Parlamentit.

Këtë herë ai është shoqëruar, për tu gjykuar për dhunën e djeshme në protestë.