AKTUALITET, 3 Qershor 2019, 12:34

Tërmetet në Korçë, Braimllari: Të shpallet urgjentisht gjendja e jashtëzakonshme

Tërmetet në Korçë, Braimllari: Të shpallet


“Të shpallet urgjentisht gjendja e jashtëzakonshme në zonën e prekur nga tërmetet”.

Kjo është thirrja e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Endrit Braimllari.

Në një mesazh në Facebook, Braimllari, në shenjë solidariteti me banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore e tërmeteve në qarkun Korçës, shprehet se reshjet e shumta te shiut po përkeqësojnë situatën, ndaj "u bëj thirrje organeve të qeverisë qendrore dhe lokale, ministrisë së Mbrojtjes, Prefektit, bashkisë së Korçës, Kolonjës dhe Emergjencave Civile të mos tallen me banorët."

"Të mos bëjnë politikë me fatkeqësinë e tyre, po t’u shërbejnë dhe t'u gjenden pranë, jo me çadra që fusin ujë dhe që nuk kanë mundësi ngrohjeje, por t’i ndihmojnë banorët, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me probleme.

Të shpallet urgjentisht gjendja e jashtëzakonshme për atë zonë dhe të mos bëjnë fasadë dhe "shoë" politik,” thekson Braimllari.