TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Federata Shqiptare e Futbollit publikoi listën e klubeve të licencuar nga UEFA dhe që mund të luajnë në turnetë më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër.
Asnjë mister, dihej me kohë dhe tashmë është zyrtare: vetëm Partizani, Kukësi, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në kupat e Europës.
Duke pasur parasysh se Skënderbeu është i përjashtuar nga Kupat e Europës për trukime dhe pret vendimin final në CAS, mbeten vetëm katër klube që shkojnë në Europë, aq sa është edhe numri që çon Shqipëria në Kupat e Europës.
Tirana, Flamurtari dhe Luftëtari janë përjashtuar për probleme financiare, për borxhe të së shkuarës.
Një katastrofë e vërtetë, sepse klubet ishin informuar prej javësh dhe javët e fundit janë luajtur vetëm për të shmangur mbijetesën.
