AKTUALITET, 6 Prill 2019, 08:42

Si të evitojmë celulitin në kushte shtëpie, cilat janë ushqimet të cilat duhet t’i shmangni

Si të evitojmë celulitin në kushte shtëpie, cilat janë

Nëse nuk dëshironi që trupi juaj të mbulohet me lëkurë e cila ngjason me lëkurë portokalli, atëherë ju duhet të qëndroni larg disa ushqimeve, pavarësisht sa të shijshme mund t’ju duken.

Ekspertët shpjegojnë se trupi jonë i pranon dhe ruan disa substanca të caktuara të cilat ndikojnë në këtë fenomen, prandaj duhet të keni shumë kujdes t’i shmangni ushqimet e caktuara.

Ekzistojnë shumë faktorë të cilët ndikojnë në pamjen e celulitit, përfshirë mos balancimin hormonal, gjenetikën, ushqimin e pashëndetshëm dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Sipas ekspertëve, ju nuk duhet të konsumoni sheqer, yndyrë të pashëndetshme dhe kripë, pasi që janë përgjegjëse për ruajtjen e ujit në trup dhe kështu e rrisin sasinë e lëngjeve në inde.

Ndonëse shumica e ushqimeve të shijshme i përmbajnë ndonjërin prej këtyre tre përbërësve, ju mbetet juve të vendosni se a mund t’u rezistoni atyre apo jo.