TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zgjedhjet lokale në Turqi kanë përfunduar dhe tashmë vendimi mbi epilogun e tyre është në duart e komisionit shtetëror, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Nëse rezultatet e këshillave zgjedhore nuk korrespondojnë me tonat, atëherë Këshilli i Lartë Zgjedhor për ne do të jetë fjala e fundit”, deklaroi Erdogan.
“Është e drejta jonë t’i ankimojmë”, shtoi më tej presidenti turk, duke iu referuar ankesave të dërguara nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e cila kërkon rinumërim në Stamboll dhe në Ankara.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan fitoi zgjedhjet sërish, mirëpo hasi probleme të shumta në qytetet e mëdha. Partia e Erdogan, AK Parti humbi zgjedhjet në kryeqytet, në Ankara dhe Stamboll. Kryeqyteti i Turqisë ishte fituar nga partia e Erdoganit që nga viti 2001.