LIFESTYLE, 4 Prill 2019, 10:52

Artistët nuk ia kursejnë vetes luksin, shikoni çfarë makinash kanë blerë Arta dhe Ardiani

Arta Elezaj është bukuroshja nga Kosova, e cila u bë e njohur për publikun fillimisht në filmin komedi “O sa mirë!”. Tashmë, prej disa muajsh, ajo i është bashkuar stafit të programit humoristik “Dupleks”.

Aty Arta luan vetveten në një farë mënyre. Ajo është vajza koketë e llastuar, e cila tërheq gjithmonë vëmendjen e djemve dhe janë pikërisht këta të fundit të cilët shkaktojnë situata humoristike, të hutuar nga bukuria e Artës.

Por Arta, në atë spektakël nuk po tregon vetëm hiret e saj, ajo po demonstron çdo herë se ka aftësi shumë të mira aktoriale dhe po pëlqehet shumë edhe për këtë fakt.

Nga ana tjetër, në rrjetet sociale Arta shfaq shpesh jetën e saj luksoze. Ajo shfaqet në foto dhe video të cilat i poston vetë, ku janë kryesisht udhëtimet luksoze, blerjet, por edhe fotot profesionale. Pak ditë më parë ajo reklamoi edhe makinën e saj, një “Rang Rover” luksoz që me siguri i shkon shumë bukurisë së Artës.

Ardian Bujupi, nga ana tjetër, është gjithashtu një këngëtar shumë i mirë, i cili fiton mjaft nga muzika. Vitet e fundit ai ka fituar mjaft famë, kjo edhe falë disa bashkëpunimeve mjaft të suksesshme.