TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sllovenia është vendi i parë që ka marrë iniciativën për të hapur një çezmë publike birre dhe jo uji. Projekti historik u finalizua në qytetin e Zalec, një orë larg kryeqytetit slloven, Ljubjana.
Një projekt i tillë nuk do jetë i lejueshëm për njerëzit që kanë probleme me alkoolin.
Aty gjendet edhe “Savinja Low Valley”, apo siç njihet ndryshe, lugina e floririt të gjelbër, për plantacionet e shumta të lupolës, përbërësi kyç i përgatitjes së birrës.
Vizitorët që duan të vizitojnë çezmën e birrës duhet të paguajnë 6 euro.
Në këmbim do të pijnë një krikëll birrë dhe një biletë për të mbushur 3 gota birrë, të cilat mund t’i konsumojnë kur të duan gjatë turneut.
Ky projekt ka kushtuar 350.000 euro dhe është aprovuar nga Këshilli bashkiak.