AKTUALITET, 6 Gusht 2019, 09:28

“Si do e ndryshojë vetingu sistemin e drejtësisë”, ambasada e SHBA poston videon dhe bën apel: Shihni dhe mësoni

“Si do e ndryshojë vetingu sistemin e drejtësisë”,


Ambasada Amerikane në vendin tonë thekson sot se procesi i vetingut është i rëndësishëm për ndryshimin e sistemit të drejtësisë.

Teksa poston një video në Facebook, ambasada e SHBA në Tiranë u bën apel shqiptarëve të shohin dhe të mësojnë se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Postimi i ambasadës së SHBA:

Në videon tonë të fundit, ne ju njohëm me një përmbledhje të reformës në drejtësi.

Këtë javë, do të flasim për vetingun. Me siguri ju keni dëgjuar për këtë proces, por përse është vetingu i rëndësishëm?

Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë?

Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi#NdalKorrupsionit