AKTUALITET, 5 Gusht 2019, 22:33

Skandal në Kroaci, tifozët bëjnë për spital gjyqtarin e njohur

Skandal në Kroaci, tifozët bëjnë për spital gjyqtarin e


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci. Gjyqtari Ivan Bebek, i cili vendosi drejtësi disa ditë më parë në sfidën Hajduk Split-Lokomotiva Zagreb, u dhunua në daljen e një diskoje afër Splitit, ku kishte shkuar së bashku me disa miqtë e tij.

Një grup tifozët e kanë rrahur gjyqtarin kroat, teksa e kanë lënë të shtrirë në tokë. Bebek është dërguar menjëherë në spital nga miqtë e tij.

Ai është akuzuar kohët e fundit se favorizon Dinamon e Zagrebit, teksa dyshohet se agresorët kanë lidhje me grupin ultrasve të Hajdukut. Pavarësisht se skuadra e tyre triumfoi me rezultatin 3-0 këtë fundjavë ndaj Lokomotivës së Zagrebit, kjo nuk mundi të shuante mllefin e tyre ndaj gjyqtarit Babek, i cili i pyetur në lidhje me ngjarjen e ndodhur u shpreh:

“Shkova për të pirë diçka me disa miq nga Sinj. Kur po shkoja drejt makinës, disa persona më sulmuan nga mbrapa. Nuk di të them sa ishin. Filluan të më godisnin me grushte në kokë dhe unë rashë në tokë.

Kam hematoma të dukshme nën sy dhe pas veshëve, kam dëmtime edhe në pjesën e prapme të kokës dhe supe. Ende nuk më besohet që ndodhi”.