AKTUALITET, 6 Gusht 2019, 08:51

Dalin fotot/ Shqiptari rrëmben dhe përdhunon ish-të dashurën, si shpëtoi ajo duke u hedhur nga makina


Në prangat e policisë italiane ka rënë një 30-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se rrëmbeu, dhunoi dhe përdhunoi për tre ditë me radhë ish-të dashurën e tij, nënën e dy fëmijëve.

Sipas mediave italiane shqiptari me iniciale M.M ka rrëmbyer gruan dhe e ka mbajtur peng në një apartament në Foligno. Ajo është përdhunuar tre ditë me radhë nga ish- dashuri i saj.

Pas tre ditësh, ai e ka marrë në makinë atë për të shkruar në një qendër tregtare.

Në këtë moment gruaja ka hapur derën në pjesën e parkingut dhe ka tentuar të hidhet kur makina nuk ishte ende e parkuar.

Gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku duket përleshja mes tyre.