TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër rast gjobëvënie në Tiranë. Tre vëllezër nga Dibra janë arrestuar pasi i kanë vendosur gjobë 50 mijë euro një biznesmeni.
Vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro biznesmenit, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve.
“50 mijë euro ose të zhdukim me familje”,-këto ishin fjalët kërcënuese ndaj biznesmenit.
Të arrestuar janë:
Xhekson Titini, 23 vjeç,
E. Titini, 32 vjeç,
A. Titini, 32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë
Gjobëvënia ndaj biznesmenëve duket se është fenomen mjaft i përhapur. Vetëm në javën e fundit janë zbuluar treraste gjobëvëniesh ndaj biznesmenëve.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Goditet një tjetër rast i gjobëvënies. Finalizohet operacioni “BROTHERS”
Operacioni nga DVP Tiranë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda
Vihen në pranga tre vëllezër, pasi i kishin vënë gjobë 50 mijë euro një shtetasi
Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale ndaj jetës dhe pronës, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar disa javore duke përdorur edhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacionin “BROTHERS“, si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan shtetasit:
Xh. T., 23 vjeç,
E. T., 32 vjeç,
A. T., 32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve.
Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.