TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i ri 27-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia pasi ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike.
Në prangat e policisë ra shtetasi D.K, 27 vjeç, banues në fshatin Kçar i poshtëm. Në cilësinë e provës materiale të riut iu gjetën 20 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në makinën e tij.
D.K akuzohet për “trafik narkotikësh”. Policia njofton se droga ishte nisur drejt Malit të Zi.
"Nga kontrolli i imtësishëm i ushtruar mjetit që drejtohej nga 27 vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehur dhe sekuestruan 20 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Shkodër të cilët në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: D.K., 27 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm -Demiraj, Malësi e Madhe", thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë