TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kanë shkëmbyer fjalë të rënda mes vete.
Ka qenë Hasani ai që e ka quajtur Pacollin rrugaç, kurse ky i fundit në përgjigjen e tij e ka quajtur Hasanin abuzues.
Hasani është treguar shumë kritik për shefin e diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli.
Hasani tha se nuk do t’i falet koalicionit PAN që i ka besuar një dikaster kaq të rëndësishëm një njeriu që sipas tij për një kohë të gjatë ka bërë biznes me vendin armik të Kosovës, si Rusia.
Sipas tij, Pacolli nuk e ka bagazhin intelektual për të udhëhequr me Ministrinë e Jashtme, ndërsa shtoi se sjelljet e tij janë ordinere dhe të rrugaçëve.
“Unë besoj që PDK-së kurrë nuk do t’i falet që në shërbim të jashtëm ta lënë shef të shërbimit të jashtëm, dhe këtij koalicioni nuk i falet, një njeri çfarë ka qenë zoti Pacolli për shkak në rend të parë të prejardhjes së tij socio-kulturore, biznesore dhe nivelit katastrofal intelektual ose mendor dhe për shkak të këtyre dy gjërave kjo ka është e pafalshme.
Sepse ai shërbim është më i ndjeshëm sepse vijnë informata të dorës së parë sekrete, tash imagjinoni njerëz që kanë bërë biznes për një kohë të gjatë me rusë a zëmë, me vendet që janë armike të Kosovës, dhe këtu është problemi.
Pastaj, niveli, ajo me Bërnabiçin, ose me presidentin amerikan sjelljet d.m.th sjelljet rrugaçërie, ordiner kur i shohim jo të ministrit të Jashtëm, kjo është e pafalshme për PDK-në dhe koalicionin që ka pranuar”, tha ai.
Profesori universitar tha se veprimet dhe sjelljet e Pacollit kanë ndikuar edhe që të mos shtohet numri i njohjeve për shtetësinë e Kosovës.
Ndërkohë ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar atë për hajni, dhunim të studenteve dhe duke e quajtur “Hajn-uz”.
“Ti Hajn-uz, asgjë nuk ke bërë për shoqërinë e shtetin e Kosovës pos hajnive, shantazheve, dhunimeve e gënjeshtrave… E unë… unë me punë kam mundësuar qe familja ime të kapërceje ku e ku nivelin e ashtu quajtur familjes intelektuale të sojit tënd e të cilën, ti Hajn-uz e përfaqëson”, shkruan Pacolli.