AKTUALITET, 5 Gusht 2019, 21:20

13 Tetori/ Paloka: Ja pse PD nuk do të dorëzojë asnjë kërkesë për regjistrim

13 Tetori/ Paloka: Ja pse PD nuk do të dorëzojë asnjë


Ndryshe nga sa bënë tre aleatët e saj më të vegjël, (LSI, PR dhe PAA) Partia Demokratike nuk do dorëzojë asnjë kërkesë për regjistrim për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit të shpallura nga Ilir Meta, edhe pse njohin dekretin presidencial.

“Pjesëmarrja apo jo e PD lidhet me rrethana të tjera, për ne nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve. Për ne të rëndësishme janë standardet, por kjo nuk mund të shmangë institucionet zgjedhore nga detyrimi kushtetues për të zhvilluar procedurat”, – tha nënkryetari i demokratëve Edi Paloka.

Akuzave se PD lejoi që kryebashkiakët socialistë të hyjnë në zyrë, numri “2” i PD-së thotë se do të ndëshkohen të gjithë ata që hynë në zyrë forcërisht.

“Ata kanë marrë edhe pozitat e grabitësit të vërtetë, i thyen dyert, edhe atë që po marrin po e marrin me dhunë, se e di kushdo që vetëm me zgjedhje nuk kanë hyrë në ato zyra”, – u shpreh Paloka.

Ndërkohë Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qëndrim duke mos pranuar të ulet në dialog me Edi Ramën, kryeministër.

“Pozicioni i PD nuk ka ndryshuar në asgjë. Rama si kryeministër nuk mund të ulet në tavolinë me PD dhe me opozitën. Si kryetar i PS është çështje e tyre, ne nuk mund të vendosim kush është kryetari i PS”, – deklaroi Paloka.