AKTUALITET, 6 Gusht 2019, 08:56

Meta flet për zgjidhjen e krizës: Pakica që nuk njeh rotacion, ka për të humbur gradualisht

Meta flet për zgjidhjen e krizës: Pakica që nuk njeh rotacion, ka


Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur ditën sot me një tjetër mesazh për zgjidhjen e krizës në vend. Sipas tij, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.

‘Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët”- shkruan Meta në Facebook.

Postimi i Metës:

E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur.

Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.

Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë?? me Bashkimin Europian??, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik.

18 tetori po afron!