AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 15:05

Trepça 89 arrin akordin me Gugash Maganin, trajneri i tretë shqiptar në Kosovë

Trepça 89 arrin akordin me Gugash Maganin, trajneri i tretë shqiptar

Edhe një trajner tjetër shqiptar në futbollin kosovar.

Pas Bledi Shkëmbit tek Iliria e Prizrenit dhe Mirel Josës te Prishtina, tashmë është Gugash Magani ai që do të drejtojë një skuadër kosovare, pikërisht Trepça 89.

Sipas “korneri.net”, marrëveshja është arritur pas një takimi që kanë pasur ditëm e sotme.

Dy palët kanë rënë dakord për të bashkëpunuar .

Në Kosovë luan edhe djali i tij Artur Magani, te Liria e Prizrenit.

/TPZ.AL/