TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mustafa Nano i është përveshur disa prej kolegëve të tij gazetarë apo disa intelektualëve publikë që kanë mbështetur Bashën në djegjen e mandateve dhe në bojkotin e zgjedhjeve, duke bërë thirrje kohët e fundit edhe për përplasje civile.
Në një intervistë për Panorama ai i ka qajtur atë Haxhi Qamilë të 2019, “ata që e kanë mbështetur Bashën në vendimin që ka marrë. Apo që e kanë shtyrë ta marrë këtë vendim”.
Ja cili është mendimi i nanos për ta: “Kam vënë re që këta njerëz nuk po dinë të ndalen, gjithashtu. Shpallin tradhtarë, nxisin konfrontimin fizik, flasin për luftë civile, a thua se është fjala për ndonjë orgjí të padëmshme. Deklarojnë madje se lufta civile nuk është thjesht një opsion, përkundrazi, është i vetmi opsion.
Ky është terrorizëm mediatik. Kam përshtypjen se kurrë më parë në historinë e Shqipërisë nuk ka pasur kaq shumë pjesëtarë të elitës që të kenë bërë të tyret pulsionet e dhunës, mú si të ishin gango rrugësh. Dhe e bukura është se disa syresh kanë edhe një arrogancë të habitshme intelektuale kur i shprehin këto qëndrime.
U është mbushur mendja se janë vetëm ata që kanë common sense në këtë botë, dhe gjithë të tjerët, kolegë të tyre, politikanë, ambasadorë, diplomatë, kancelari e qeveri të ndryshme, janë të korruptuar prej Edi Ramës”.