TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fatos Baxhaku një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90, autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar ka ndërruar jetë sot në moshën 55-vjeçare.
Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Kush ishte gazetari Fatos Baxhaku?
Baxhaku ka lindur ne Tirane me 9 janar ne 1964. Shkollimin e pare e kreu ne shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe " 20 Vjetori", (sot Dora D'Istria). Shkollimin e mesem e kreu ne gjimnazin "Ismail Qemali". Pergjate viteve 1982-1986 studioi ne Unversitetin e Tiranes ne fakultetin e Histori-Filologjise ku u diplomua ne histori. Qe nga 1986 e deri ne 1992 punoi ne Institutin e Historise se Akademise se Shkencave. Nga 1993 e deri ne 1998 ishte bashkethemelues, kryeredaktor dhe gazetar i "Gazetes Shqiptare". Ne periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i pare i lajmeve ne televizionin "Klan". Ne 1999-2000 ishte kryeredaktor i revises se perjavshme "XXL". Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar ne televizionin "Vizion Plus". Ne 2006-2007 ishte kryeredaktor dhe gazetar ne te perditshem "Shqip".
Prej 2015 gazetar ne profesion te lire.
Fatos Baxhaku eshte autor ose bashkeautor i serialeve me reportazhe "Tunel" (Vizion Plus), "Rrugetim" (Top Channel), "Shtepia e Vjeter" (Digitalb), si edhe i shume dokumentareve televizive.
Ka qene disa here pedagog i jashtem i gazetarise ne universitetet e Elbasanit dhe Tiranes..
Ka qene anetar i Komitetit Shqiptar te Helsinkit.
Bashkepunetor ne shume projekte trainimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE..