AKTUALITET, 4 Janar 2018, 19:40

Shtyhet faza përgatitore e Vllaznisë, ja çfarë e pengon...

Shtyhet faza përgatitore e Vllaznisë, ja çfarë e pengon...

Ekipi i Vllaznisë kishte planifikuar nesër të nisej drejt Ulqinit të Malit të Zi për të zhvilluar fazën përgatitore. Data 5 janar e këtij viti u caktua prej disa ditësh për startin e fazës përgatitore të dimrit për kuqeblutë. Por, duket se kjo datë bie poshtë.

Është konfirmuar që shkodranët nuk do të nisen nesër në drejtim të Ulqinit. E për këtë ka një pengesë të vetme, që është merkatoja. Mos-firmosja me asnjë prej objektivave të shkodranëve në këtë merkato ka bërë që drejtuesit e Vllaznisë të shtyjnë nisjen e fazës përgatitore. Natyrisht që një gjë e tillë mund të ndikojë, pasi lojtarët tashmë do të kenë 1 apo 2 ditë më pak për tu stërvitur në vendin fqinj.

Kjo, pasi nisja drejt Malit të Zi planifikohet të bëhet të shtunën apo të dielën. Por, përsëri nuk është e sigurtë nëse shkodranët do të nisen këtë fundjavë drejt Ulqinit.

Gjithashtu, nga ana tjetër, ende nuk ka ardhur firma e parë te ekipi i Vllaznisë, pavarësisht emrave të shumtë të përmendur në këto ditë. As sulmuesi Xhevahir Sukaj nuk ka firmosur, edhe pse një gjë e tillë pritej që dje ose sot të pakën. /ShkodraNews/