AKTUALITET, 4 Janar 2018, 14:56

Shkencëtarët shumë pranë zbulimit të kurës për kancerin e gjirit

Shkencëtarët shumë pranë zbulimit të kurës

Një studim i fundit i cili synon të zbulojë kurën për formën më agresive të kancerit të gjirit, është publikuar ditën e sotme. Një kombinim i imunoterapisë me një virus, mund të jetë zgjidhja për kurimin e kësaj sëmundjeje të rëndë.

Kombinimi i imunoterapisë me një virus, u testua tek minjtë dhe rezultoi se në rreth 90% e tyre, forma më agresive e kancerit të gjirit u zhduk.

Shkencëtarët kanadez, mendojnë se ky zbulim mund të rezultojë në gjetjen e një kure përfundimtare.

Ky studim i shkencëtarëve nga Universiteti i Otawas, vjen pasi një studimi tjetër ku u provua se injektimi i një virusi mund të kuronte disa forma agresive të turmoreve në tru.

Daily Mail / TPZ.AL