AKTUALITET, 4 Janar 2018, 17:12

Po përgatitet arrestimi i “peshqve të mëdhenj”, kryeprokurorja kokë me kokë me kryegjykatësin

Po përgatitet arrestimi i “peshqve të mëdhenj”,

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, priti në një takim pune Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Sipas njoftimit zyrtar, kryeprokurorja Marku e vlerësoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, e lidhur kjo edhe me parashikimet e reja ligjore të Reformës në Drejtësi.

Në bazë të paketës së re ligjore, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme marrin një rol të rëndësishëm në konsolidimin e praktikës gjyqësore penale.

Zonja Marku u shpreh se, Prokuroria e Përgjithshme do të angazhojë të gjithë resurset, burimet njerëzore dhe ekspertizën e saj për të kontribuar në standardizimin e praktikës së hetimit.

Në këtë mënyrë, institucioni i Prokurorisë do të japë kontributin për përmirësimin e dhënies së drejtësisë për qytetarët shqiptarë.

Nga ana e tij, kreu i Gjykatës së Lartë shprehu mbështetjen e tij për institucionin e Prokurorisë dhe garantoi se bashkëpunimi do të vijojë të forcohet, në zbatim të Reformës në Drejtësi.

/TPZ.AL/