AKTUALITET, 4 Janar 2018, 15:02

Pazaret për 250 kg kokainë, vritet bosi mafioz malazez që fshihej në Shqipëri

Pazaret për 250 kg kokainë, vritet bosi mafioz malazez që fshihej

Mediat serbe japin sot detaje lidhur me ekzekutimin e 41-vjeçarit Davorin Baltiç, duke e quajtur një nga krerët e klanit mafioz te Kotorrit, “Kavaç”. Ai u vra në Beograd, ne një ekzekutim për të cilin policia nuk ka ende autorë dhe po heton në disa pista

Mediat serbe raportojnë se Baltiç fshihej në Brazil, pastaj në Itali, Shqipëri, dhe më në fund në Serbi. Ai ka përdorur dokumente false italiane, të lëshuar në emër të Nikola Benedeti.

Lufta mes klanit “Kavaç” dhe grupeve të tjera nisi pas zhdukjes së 250 kilogramëve kokainë nga Valencia e Spanjës.

Policia serbe dhe malazeze dyshojnë se Baltiç u vra në vazhdimin e një lufte te ndezur mes klaneve kriminale malazeze

Sa për pistat e vrasjes së Baltic, policia ka renditur pazaret në lidhje me një ngarkesë kokaine prej 250 kilogramësh, e cila duhej të ndahej me grupe shqiptarësh dhe serbësh, si dhe hakmarrje për një vrasje.

Emri i tij lidhet me një vrasje në Budva, në 2015. Asokohe Baltiç u akuzua se kishte vrarë Sasa Markoviçin, i cili ishte edhe deputet i parlamentit të Malit të Zi.