AKTUALITET, 4 Janar 2018, 18:27

Durrës/ E tepron me alkoolin, të dehurin e godasin me shishe kokës

Durrës/ E tepron me alkoolin, të dehurin e godasin me shishe

Konsumon një sasi të madhe alkooli dhe nuk e kontrollon dot më veten, dhe më pas 41-vjeçari D.B nga Durrësi, në gjendje të dehur goditet me shishe pas koke nga një person tjetër. Përfundimi: shtrimi në spital.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.01.2018, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital, shtetasi D.B, vjeç 41 banues në Durrës, në gjendje të dehur, i cili në lagjen nr. 1, në një lokal në një konflikt të çastit, është goditur me shishe në kokë, nga një person i paidentifikuar. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.