AKTUALITET, 4 Janar 2018, 17:29

“Liron 300 vrasës e trafikantë, por Noriega nuk amniston të burgosurit për energjinë”

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi përmes një statusi, duke theksuar se ky është viti i parë në historinë e vendit që nuk pati aminsit për të burgosurit “ndërkohë që me rekomandime të narko-deputeteve, narko-bashkiakeve, narko-ministrave dhe vete Noriegës nxirren nga burgjet vrasës serial, trafikante te dhjetëra tonelatave droge”. Statusi i plotë i Berishës Narkoshteti i Edvinit-Norieges, nuk njeh amnistine! Te dashur miq, viti 2017 ishte viti i pare ne histori qe nuk pati amnisti per te burgosurit. Narko-parlamenti i narko-republikes se Norieges nuk beri amnisti me rastin e 105 vjetorit te pavaresise as dhe per festat e fundvitit paçka se ne burgjet e vendit dergjen qindra e me shume femije, te rinj, gra, burra per krime minore si mospagesa e energjise, mosbindje apo zenke me çunat e krimit, faje te shkeljes se rregullave te qarkullimit, hajdute xhepash, perdorues fatkeqinj droge te arrestuar per dy grame hashash etj etj. Nderkohe qe me rekomandime te narko-deputeteve, narko-bashkiakeve, narko-ministrave dhe vete Norieges nxirren nga burgjet vrases serial, trafikante te dhjetra tonelatave droge, pronaret e magazines me 21 tonelata droge ne Permet vetem per lidhjet e tyre me pushtetaret si dhe qarkullojne te lire mbi 300 vrases, shfrytezues prostitucioni, grabites, pengmarres, trafikante droge, te denuar nga drejtesia e vendeve te tjera por qe ne Shqiperi ndajne parate e tyre te krimit me pushtetaret. Ky qendrim banditesk ndaj amnistise eshte pasqyre e fytyres se vertet te Edvin Kristaq Rames, Norieges se Shqiperise dhe narko-shtetit te tij te urryer! sb