TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan dy të rinj, 25 dhe 22 vjeç, E.L. dhe E.K, që të dy banues në fshatin Pojan, pasi gjatë natës së ndërrimit të viteve në fshatin Pojan, është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Njoftimi i policisë
Arrestohet në flagrancë nga Policia autori i dyshuar, si edhe poseduesi i armës së zjarrit, të cilit në banesë iu gjet edhe një armë gjahu pa leje.
Më datë 04.01.2017, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve
E.L, 25 vjeç dhe L.K, 22 vjeç, të dy banues në fshatin Pojan.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në rrugë policore kanë siguruar informacione, se gjatë natës së ndërrimit të viteve në fshatin Pojan, është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga puna hetimore e kryer, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar ku ka rezultuar se ka qenë shtetasi E. L, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër, gjatë festave të fundvitit.
Arma e zjarrit tip pushkë model 56 posedohej nga shtetasi L. K.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë si edhe një armë gjahu teke, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"; "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga nenet 278 e 280 të Kodit Penal.