AKTUALITET, 4 Janar 2018, 15:47

Kallashnikovi në kazanin e plehrave, policia nis hetimet për pronarin

Kallashnikovi në kazanin e plehrave, policia nis hetimet për pronarin

Policia ka gjetur një kallashnikov të hedhur në një nga kazanët e mbeturinave të rrugës “Myslym Keta”, në kryeqytet.

Blutë kanë nisur hetimet, për të rënë në gjurmët e personit që e ka pasur atë.

Njoftim i policisë

Më datë 03.01.2018, në rrugën “Myslym Keta”, brenda një kazani mbeturinash, është gjetur një armë zjarri model 56, me kalibër 7.62 mm. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 278 i Kodit Penal