TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë një video në faqen zyrtare në “Facebook” teksa përshëndet video-blogeren e famshme Alyne, e cila përmes një materiali filmik ka promovuar vendet e bukura të Shqipërisë.
Në promovimin e saj, blogerja nuk heziton ta quajë Shqipërinë si diamantin e kontinentit të Europës.
Në videon e blogeres shfaqen pikat turistike të vendit, ndërsa nuk mungojnë fjalët e bukura për mikpritjen shqiptare, çmimet e lira, por pa harruar edhe ushqimin bio i cili gjendet gjithandej në kuzhinat shqiptare.
“Falënderim të veçantë për video-blogeren e famshme Alyne për promovimin e shkëlqyer të bukurive përrallore të Shqipërisë, diamantin e Europës, siç edhe ajo e quan.?? @dearalyne NasDaily”, shkruan Meta.