TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reagon eurodeputetja qipriote, Eleni Theochaurus, e shpallur si “person non grata” nga qeveria shqiptare, për shkak të rolit të saj në thirrjet raciste antishqiptare gjatë funeralit të Konstandinos Kaçifas në Bularat.
Duke folur për portalin qipriot, Sigmalive.com, ajo tha se ndihej e nderuar.
“Ky është një titull nderi për mua, pasi jam sërish në fokusin e një tjetër regjimi të korruptuar dhe diktatorial, dhe kjo është konfirmuar sa nga Londra aq dhe nga Athina”, tha ajo.
Më parë për të, ishte nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar nga qeveria e Azerbajxhanit, për deklaratat e saj kundër atij vendi dhe presidentit të tij.
“Ata [shqiptarët] nuk do të arrijnë dot të thyejnë rezistencën time, as dëshirën ose pasionin tim, për të siguruar të drejtat njërëzore të grekët e shtypur mizorisht në Epirin e Veriut”, citohet Theochaurus nga portali qipriot.
Sipas Sigmalive, ajo pritet të raportojë të hënën në Parlamentin Europian në lidhje me vrasjen e Kaçifasit. Eleni Theochaurus bën pjesë në grupin që raporton në lidhje me Shqipërinë në Bashkimin Europian.
/TPZ.AL/