AKTUALITET, 27 Janar 2019, 21:25

Shpërthimi i fuqishëm hedh poshtë ndërtesën, frikë për njerëz të bllokuar në rrënoja

Një shpërthim i fortë ndodhi sot pasdite në Hagë, duke rezultuar në rrëzimin e fasadës së një ndërtese, njoftuan shumë media lokale.

Rrjeti televiziv RTL raportoi se “shtëpitë u shkatërruan” dhe mund të ketë njerëz të bllokuar në rrënoja.

Sipas Agjencisë lokale të lajmeve Omroerp West, bëhet fjalë vetëm për një ndërtesë të vetme.

Shkaqet e shpërthimit mbeten të paqarta. Në vendngjarje kanë shkuar  mjetet zjarrfikëse dhe ambulancat.

377a58e3-9885-4dd2-b261-56de957650798964c289-1afd-44ad-af08-9080d51122a3215da6db-84a7-4484-9ac6-6db451a0fc065d5e2902-3900-4583-9375-7050889ba42950815b88-96fc-4b3b-98b3-c45c35c1d3d8b2ddbe8a-6b55-4295-829b-bbae476e292b