TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat njofton se janë mbyllur punimet me qëllim shmangien e përmbytjeve në autostradën Tiranë-Durrës. Tashmë qarkullim i mjeteve bëhet normalisht në të dyja drejtimet.
“Përfundoi brenda afateve ndërhyrja me guardrela në autostradë për shmangien e përmbytjeve në këtë segment. Rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet”, njofton ARRSH. Në pak muaj kjo ka qenë ndërhyrja e tretë në autostradë.
Gjatë stinës së verës u bë riparimi i shtresave të asfaltit, ndërsa kjo pasoi me ndërhyrje në vendosjen e tombinave me qëllim pengimin dhe shmangien e përmbytjeve duke u mbyllur përfundimisht me vënien e ndarëseve.