AKTUALITET, 27 Janar 2019, 18:01

Protesta/ Banorët e “Astirit”: Edi Rama ta harrojë që mund të prekë pronat tona

Protesta/ Banorët e “Astirit”: Edi Rama ta harrojë që

Banorët e “Astirit” kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme protestën kundër shembjes së bizneseve dhe biznesave të tyre që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, protestë kjo që po arrin në muajin e 3-të të saj.

Por ndryshe nga ditët e tjera, ku kërkohej anulim projekti, sot banorët janë shpehur se nuk e thonë më këtë kërkesë, pasi po të kishin dashur qeveritarët, do ta kishin anuluar.

Në banor u shpreh se tashmë ka nevojë që banorët të bëhen gati për çdo lloj përballjeje.

“S’kemi më kërkesa anulimi projekti, pasi po të donin e kishin bërë këtë gjë. Vetëm falë nesh doli në pah vjedhja ndaj qytetarëve, para me të cilat mund të zgjidhej problemi i studentëve.

Tani nuk kemi më nevojë për anulim projekti, por të bëhemi gati. Fëmijët nuk duhet të shkojnë në shkollë nëse do të vijnë ata. Nëse duan të na vrasin të gjithëve le të vijnë kur të duan. Ua kemi thënë edhe herë të tjera e po jua themi sërish, benzina ju pret. Po u kërkojmë familjarëve të policisë, të punonjësve të IKMT-së etj., që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të vijnë për të prekur pronën tonë. Nuk është zbatim urdhërash që të vish e të prekësh pronën tonë. Ne nuk do të lejojmë askënd që të prekë shtëpitë tona. I ftojmë policët të heqin kapelet e të bëhen bashkë me ne. I ftojmë të gjithë të na bashkohen. Por ta harrojë Edi Rama që mund të prekë pronat tona. Po ju bëjmë thirrje mos provokoni Unazën e re, mos tentoni të hyni këtu, sepse Unaza e Re ka burra që u dalin për zot shtëpive të tyre”, tha njëri prej banorëve.