AKTUALITET, 27 Janar 2019, 16:48

Itali/ I dënuar me tetë vite burg, merr fund arratia e shqiptarit

Itali/ I dënuar me tetë vite burg, merr fund arratia e shqiptarit

Një shqiptar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se në pranga ka përfunduar një 44-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk behët me dije.

Ai ishte dënuar në mungesë me 8 vite e 10 muaj burg, ndërsa arratia e tij mori fund gjatë ditës së djeshme.

Ndërkohë oficerët italianë prej ditësh e mbanin nën vëzhgim shqiptarin, ndërsa prangosja e tij u bë pas një aksioni në një lokal në zonën e Corniglianos. Pas arrestimit, tashmë 44-vjeçari duhet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.