TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana u trondit ditën e shtunë nga një krim makabër, i ndodhur në fshati Bastar i Mesëm, në Tiranë.
Arben Gjeçi, 34-vjeç, gjeti vdekjen pasi u godit me mjete të forta në kokë nga Esat Cani dhe Dëfrim Kurti.
Dyshohet se shkak është bërë një lidhje jashtëmartesore që viktima, baba i tre fëmijëve, kishte me motrën e Canit dhe bashkëshorten e Kurtit, 20-vjeçaren Elida Cani.
Pasi Dëfrimi i ka rrëfyer të vëllait të bashkëshortes dyshimin se ajo e tradhtonte, të dy e kanë ndjekur 20 vjeçaren e më pas e kanë gjetur në një kasolle pranë shtëpisë së viktimës, e më pas e kanë goditur me mjete të forta në kokë.
Ndërkohë pas krimit policia ka vënë në pranga të tre emrat e sipërpërmendur, ku mbi Esat Canin rëndon akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa për dy bashkëshortët, fshehje e krimit./Panorama





SI U GJET ARBEN GJEÇI
Kanë qenë disa kalimtarë të rastit, që kanë gjetur Gjeçin të gjakosur në një kanal dhe më pas e kanë transportuar me makinë për në Spitalin e Traumës, ku fillimisht ka mbërritur me shenja jete. Sipas burimeve, plagët kanë qenë pas koke dhe mëdha, ndërsa fillimisht u dyshua se 34- vjeçari ishte rrëzuar nga ndonjë lartësi. Ajo që ka bërë mjekët të dyshojnë, është fakti se në pjesë të tjera të trupit viktima nuk kishte shenja dërrmishje, e pamundur po të ishte rrëzuar nga ndonjë lartësi. Pas ekspertizës së kryer, rezultoi se Arben Gjeçi ishte plagosur rëndë me një mjet të fortë dhe më pas ishte hedhur në shkurre. Zyrtarisht, Policia nuk konfirmon nëse është gjetur ose jo arma e krimit, por thotë se ka prova të mjaftueshme për të ngritur dyshime se autor i kësaj vrasjeje është 31- vjeçari.
HETIMET
Vrasja e ndodhur në fshatin Bastar i Mesëm, është raportuar fillimisht si një vdekje e shkaktuar nga rënie aksidentale, por pas dyshimeve të mjekëve dhe rezultatit të ekspertizës, Policia e Tiranës ngriti grupin hetimor nën drejtimin e Prokurorisë. “Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në Polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë”, sqaron zyrtarisht Policia e Tiranës. Ndërkohë që fillimisht është marrë dëshmia e personave që e kanë transportuar për në spital dhe më pas këqyrja e vendit të ngjarjes, ku mësohet se nuk është gjetur diçka me rëndësi për zgjidhjen e çështjes. Ndërkohë, janë marrë në pyetje një sërë personash, të cilët kanë dhënë dëshmi, që kanë drejtuar hetimet drejt autorit të dyshuar. Në Polici, Cani ka mohuar autorësinë e krimit, duke thënë se ai nuk ka lidhje me plagosjen e Arben Gjeçit, megjithatë, burime të Policisë thonë se ka prova të mjaftueshme që çojnë në dyshimin e arsyetuar se 31- vjeçari është autori i mundshëm dhe se krimi ka ndodhur për arsye të lidhjes jashtëmartesore që motra e tij, kishte me viktimën.
AKUZAT
Dy ditë pas krimit, Policia e Tiranës njoftoi se ka vënë në pranga 3 persona dhe ka zbardhur dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë, si autor i dyshuar është arrestuar Esat Cani, mbi të cilin rëndon akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje me pasojë vdekjen”. Në pranga ka rënë edhe E.Cani, motra e tij, pasi ka qenë në dijeni të vrasjes dhe nuk ka bërë kallëzim, duke u vënë përballë akuzës së “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në pranga është vënë edhe shtetasi me inicialet D.K., 29- vjeç, i cili, përpos akuzës së “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, do të përballet edhe me veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, pasi në banesën e tij, gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur edhe një sasi lënde narkotike kanabis sativa.